Tensionet e shumta në veri, paralajmëron zëdhënësi i BE: Kosova të shmangë veprimet e pakoordinuara.

0
87

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se janë në kontakt të vazhdueshëm me palët në Kosovë sidomos pas tensioneve të fundit në veri. Ai thekson se situata në veri është e paqëndrueshme dhe se shqetësimi i tyre është se veprime të tilla të pakoordinuara mund të kontribuojnë në rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e situatës.

“Bashkimi Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me homologët kosovarë në nivele të ndryshme, në formate të ndryshme, dhe ne po i përcjellim mesazhet dhe pritjet tona shumë qartë. Nuk do ta përsëris atë që thamë në reagimin tonë të javës së kaluar, kur u zhvillua aksioni në veri të Kosovës kundër disa institucioneve të drejtuara nga serbët lokal atje”, u shpreh ai.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading