A do të ketë reshje shiu?.Meteorologu Hakil Osmani parashikon si pritet të jetë koha në fundjavë.

0
moti-merr-kthesen-e-papritur-meteorologujete-koha-ne-fundjave_65b371d4140dd

Temperaturat në fundjavë do të vijojnë të ulen, me reshjet e shumta të shiut që do të vijojnë në të gjithë territorin e vendit duke shkaktuar dhe përmbytje në disa zona.

“Fundjava sjell prezente reshjet e shiut herë pas herë në rebeshe. Dita e shtunë mbetet në ndikimin e vranësirave, të cilat do të jenë më të fokusuara në zonat veriore, pjesërisht në zonat qëndrore. Edhe ditën e dielë vendi do të mbetet në ndikimin  e motit të paqëndrueshëm”, deklaroi meteorologu Akil Osmani.

Shkodra dhe Lezha do të jenë dy qytetet që pritet të kenë më shumë problematika sa i takon kushteve atmosferike.

“Ekziston mundësia për përmbytje lokale, në qarkun e Shkodrës, Lezhës. Mbrëmjen e sotme dhe në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, kemi prezente reshjet e shiut, por orët e mesditës do të sjellin një rënie të reshjeve”, tha Osmani.

Sa i përket temperaturave ato pritet të shkojnë nga 9 gradë celcius deri në 14 gradë në zonat malore, teksa mesadita maksiuminin do të shënojnë 25 gradë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading