Humbje për Shqipërinë! Armando Broja nuk luan këtë vit për Kombëtaren

0

Armando Broja ka nisur të marrë minutat e para me Everton. I bashkuar me klubin nga Liverpooli vetëm në fundin e merkatos, në huazim nga Chelsea, sulmuesi i Shqipërisë duket se nuk e ka të lehtë rikuperimin.

Një lëndim e mban jashtë prej javësh dhe Everton do e ketë në vëzhgim, teksa do e aktivizojë në ekipin e të rinjve për të marrë më shumë minuta. ‘The Athletic’ në Britaninë e Madhe bën me dije se Broja do mund të jetë gati vetëm pas mesit të nëntorit, çka do të thotë se për këtë sezon ai e ka mbyllur me Kombëtaren në Ligën e Kombeve.

Edhe pse kuqezinjtë i luajnë ndeshjet e fundit më 16 dhe 19 nëntor, forma dhe minutat e pakëta në fushë do e mbajnë jashtë Brojën nga kuqezinjtë.

‘’Sulmuesi shqiptar ka bërë përparim pozitiv në përpjekjen e tij për t’u rikthyer nga një dëmtim në këmbë dhe është i vendosur të përshpejtojë rehabilitimin e tij gjatë pushimit ndërkombëtar. Në vend që të bashkohej me Shqipërinë, ai do të qëndrojë në Liverpool për të vazhduar programin e tij. Një rikthim në lojë nga mesi i nëntorit konsiderohet të jetë një objektiv i mundshëm, megjithëse Everton do ta trajtojë rikthimin e tij me kujdes, me shumë mundësi duke e futur atë në aksionin me 21 vjeçarët për të kapur formën’’, shkruan media në fjalë.

Broja ka nisur stërvitjet e lehta me stafin mjekësor të Evertonit, i cili do të merret me rehabilitimin e tij. Ai tashmë është përfshirë në skuadër, pasi ka kaluar kohë në terrenin e tyre stërvitor ‘Finch Farm’ dhe ka ndjekur ndeshjet së bashku me lojtarë të tjerë të lënduar.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading