Muçi do të mbetet i Beshiktashit, Lacio ndryshon mendim dhe i jep besim Hysajt

0
image

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë momente të mira, përgjithësisht, por trajneri brazilian Silvinjo ka vendosur kushte të forta për të qenë i grumbulluar në listë dhe me afrimin e eliminatoreve të Botërorit, gara për një vend në formacion bëhet shumë e madhe, por edhe rivaliteti për të marrë ftesë është shumë i madh. Në rrethanat e reja të krijuara pas dështimit në Ligën e Kombeve, trajneri do të përpiqet të rinovojë grupin duke ftuar elementë të rinj, pa lënë mënjanë ata që kanë eksperiencë. Ndër lojtarët që shihet se e kishin mbyllur kapitullin si kuqezi ishte dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, por ndeshja e fundit e tij me Lacion në Itali, ku u vlerësua nga më të mirët tregoi të kundërtën. Ai ka ende energji dhe ka çfarë t’i japë edhe Kombëtares.

Mbrojtësi/ Hysaj e fitoi bastin me Lacion, klubi tani e sheh titullar

Nuk është e lehtë të përmirësosh një ekip të tillë”, tha Baroni, duke iu përgjigjur pyetjes rreth merkatos së futbollistëve. Deklarata të cilat në Itali janë interpretuar si vendim i qartë i klubit për të kthyer plotësisht në skuadër Hysajn dhe jo vetëm për janarin.

Muçi mbetet i Beshiktashit

Teksa Hysaj po përpiqet të tregojë vlerat e tij me Lacion, pas një kthimi të bujshëm, një tjetër lojtar kuqezi duket se është rikthyer në qendër të vëmendjes pas situatës së vështirë të klubit të vet në Turqi. Bëhet fjalë për Ernest Muçin, për të cilin u tha se do të kalonte në Angli, por trajneri i ri i Beshiktashit e sheh si element i domosdoshëm për vazhdimësinë. Kështu, ish-trajneri i Mançester Junajtid, ishte në tribunë si spektator në ndeshjen e kësaj fundjave që Beshiktashi luajti ndaj Samsunspor. Në barazimin 0-0, Muçi ishte ndër më të mirët në fushë, edhe pse u aktivizua vetëm në minutën e 59-të, teksa krijoi disa raste para portës, por pa ia dalë të tundte rrjetën.

Megjithatë, këto 30 minuta të sulmuesit shqiptar i kanë mjaftuar Solskjaer për të marrë një vendim rreth tij. Sipas mediave turke, Solskjaer ka vendosur veton për qëndrimin e Muçit në radhët e skuadrës së tij. Bëhet e ditur se ai u ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron të ketë Muçin në dispozicion në pjesën e mbetur të sezonit e vetëm më pas të merret një vendim për futbollistin shqiptar. Solskjaer e sheh si një alternativë të rëndësishme për fazën ofensive të ekipit e pse jo, një kandidat shumë të fortë për formacionin titullar.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading