Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

0
image

Klenis Kazazaj ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të vriste me armë zjarri një person.

Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik në lagjen “Sheq i madh” në Fier, ku gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 30-vjeçari tentoi të vriste me armë shtetasin O.B., 34 vjeç, i cili mbeti i plagosur.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Distanca”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim.

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Distanca”.

Gjatë këtij operacioni, u lokalizua në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 04.08.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 30.07.2023, në lagjen “Sheq i madh”, Fier, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin O. B., 34 vjeç, banues në Fier, i cili mbeti i plagosur.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading