“Topi kishte dalë 20 cm jashtë”, trajneri i Fiorentinës: Jam i acaruar me golin e Interit, të ndryshojë protokolli i VAR-it

0

Rafaele Paladino është shfaqur i mërzitur në konferencë për shtyp pas humbjes 2-1 kundër Interit. Trajneri i Fiorentinës ka kritikuar protokollin e VAR-it, që bëri të mundur shënimin e golit të parë të zikaltërve. Paladino ka thënë se topi kishte dalë dukshëm jashtë në rastin e goditjes së dënimit, por fatkeqësisht VAR-i nuk kishte kompetencë për të ndërhyrë në një situatë të tillë.

“U acaruam për golin e Interit. Topi doli jashtë 20 centimetra. Nuk mund të ndërhyjmë sepse është një gabim objektiv, VAR-i nuk mund të ndërhyjë për diçka të tillë. Duhet të ndryshojmë diçka, përndryshe do ta lëmë fushën të zemëruar. Nuk jam i acaruar me arbitrin, por me protokollin”, ka thënë Rafaele Paladono.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading