Durrës. Policia zbardh katër vjedhjet e muajit shkurt. Arrestohet hajduti

0
image

Është kapur dhe vënë në pranga autori i katër vjedhjeve të kryera gjatë muajit shkurt. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas kallëzimeve për vjedhje në disa banesa dhe subjekte, kanë organizuar hetime intensive për identifikimin dhe ndalimin e autorit.

I arrestuari është shtetasi Francesko Selishta, 31 vjeç, banues në Durrës. Dyshohet se ai ka kryer disa vjedhje, duke përfshirë vjedhje parash nga kasa e një marketi në lagjen nr. 15 më 2 shkurt dhe vjedhjen e baterive të automjeteve, veglave të punës dhe një biciklete më 7 shkurt. Aktualisht, hetimet vijojnë për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 31-vjeçari. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi Policisë:

dentifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i 4 vjedhjeve të kryera gjatë muajit shkurt.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura.

Menjëherë pas kallëzimeve për vjedhje në disa banesa dhe subjekte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të këtyre rasteve.

Për to u vu në pranga shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Durrës, sepse dyshohet se më datë 2 shkurt, ka vjedhur para në kasën e një marketi në lagjen nr. 15, ndërsa më datë 7 shkurt, ka vjedhur bateri automjetesh, vegla pune dhe biçikletë, në pronësi të 3 shtetasve.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 31-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading