“Balluku, përfitime personale”- Bardhi rendit abuzimet me “Tigrin 1” dhe “Tigrin 3”: Fituesi i tënderit ishte i paracaktuar! Për këtë aferë u prodhuan 2 vendime qeverie

0
image

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi denoncoi abuzimet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me TEC e lëvizshëm “Tigri 1 dhe “Tigri 3”.

Në një komunikim nga kryesia e Kuvendit, Bardhi u shpreh se Balluku ka shpërdoruar para publike për përfitime personale.

Sipas tij fituesi i tënderit për asetet gjeneruese termike ishte i paracaktuar dhe se, së paku, 80 milionë euro, që janë paguar, nuk dihet pse, nuk dihet kujt.

Sipas Bardhit, ndërkohë që tenderi në Shqipëri ishte ende i hapur formalisht, ‘kompania Excelarate Energy ka njoftuar autoritetet përkatëse amerikane se e kishte fituar atë. Pala shqiptare, e përfaqësuar nga Belinda Balluku, e shpalli fituesin në mars 2022’.

“Le të vazhdojmë me abuzimet e tjera që na çojnë sërish tek i njëjti përfundim- fituesi i tënderit për asetet gjeneruese termike ishte i paracaktuar dhe se, së paku, 80 milionë euro, që janë paguar, nuk dihet pse, nuk dihet kujt.

Një tjetër fakt që e provon se kriteret e tenderit u qepën për kompaninë e paracaktuar është fakti që KESH kërkoi më janar asete gjeneruese me fuqi 110 MegaVat. Pse 110 dhe jo 100 apo 120? Apo çdo shifër tjetër? Përgjigja është e thjeshtë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading