“Lubia i ka kohët e vështira”- Berisha: Balluku, më zullumqarja që ka pasur Shqipëria! Nuk njeh kufij, vetëm plaçkit! Ku kanë shkuar 12 miliardët?

0
image

Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj Belinda Ballukut se ka vjedhur miliarda para me tendera.

Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha tha se Balluku është gruaja më zullumqare që ka pasur Shqipëria.

Ai e akuzoi zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë se vetëm vjedh dhe plaçkit.

“Lubia i ka kohët e vështira shumë. Më zullumqare, Shqipëria nuk ka pasur grua në historinë e saj si ajo. Prandaj jam detyruar ti them Lubi, nuk njeh kufi, plaçkit atje, këtu. Nuk e imagjinoni dot, cdo drejtor tendera.

Ka patur mbi 12 miliard tenderime dhe që nuk del asgjë. Ku janë 12 miliard lekë? Nuk ka asgjë tjetër përveç tunelit të Llogarasë që nuk është hapur në dy kalime.

By passi i Fierit është i tëri me paratë tonë, by passi i Vlorës ka qenë me paratë e mëparshme.

Ka 15 vjet rruga Qukës-Qafë Plloçë. Rroga Korçe-Kolonjë nuk ka përfunduar akoma. Ku shkuan? 5 herë e kanë inauguruar tunelin e Murrizit. Tani thonë më 14 mars, shoh unë ja kishin mbyllur derën një shtëpie.

Kjo është njeriu më i papërmbajtur. Të gjitha vjedhjet që Rama ka bërë në bashkinë e Tiranës e ka patur këtë agjentin kryesor”, tha Berisha, i cili u shpreh se “denoncimi qe ka bere Bardhi eshte guri i te mbyturit ne qafe”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading