Durrës. Kanosi me mesazhe djalin e tij. 51 vjeçari arrestohet për dhunë në familje.

0
image

Policia ka vënë në pranga një 51-vjecar në Durrës, i cili ka kanosur djalin e tij përmes mesazheve. Skënder Kurti u vu në pranga pas denoncimit të djalit të një emision investigativ. Ai akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Kanosi seriozisht për jetën, djalin e tij, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Menjëherë pas transmetimit në emisionin “Stop”, të rastit të shtetasit Xh. K., i cili ishte kanosur me mesazhe telefonike, nga babai i tij, shtetasi S. K., 51 vjeç, banues në fshatin Shkafanë, Durrës, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë kanë organizuar punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 51-vjeçarit. Si rezultat, shtetasi S. K. u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Dhuna në familje”, sipas parashikimit të nenit 130/a/2 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit falënderon stafin e emisionit “Stop”, për denoncimin e rastit, si dhe fton median dhe qytetarët që vijojnë të denoncojnë te strukturat e Policisë, çdo rast paligjshmërie që hasin. Policia e Shtetit garanton reagim të shpejtë, të paanshëm dhe konfrom ligjit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading