Vrau Flori Paluçin për një kafe në Manzë, Gjykata e Durrësit merr vendimin për Daniel Pepën

0

 

Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin të lërë në burg Daniel Pepën, vrasësin e Flori Paluçit në Manzë. 21-vjeçari Daniel Pepa u paraqit këtë të enjte para Gjykatës së Durrësit, ku u zhvillua seanca për verifikimin e kushteve të caktimit të masës së sigurisë. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa gjykata verifikoi kushtet ligjore të masës së mëparshme të sigurisë, caktuar në mungesë. Pepa, i akuzuar për vrasjen e Flori Paluçit më 22 tetor në Manzë, u shfaq i penduar dhe kërkoi ndjesë për krimin para trupit gjykues, duke deklaruar se ishte i gatshëm të përballej me përgjegjësinë e veprimeve të tij.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi vijimin e zbatimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, e caktuar më herët me vendimin nr. 692/2, datë 13.11.2025, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, si dhe ngarkimin e Prokurorisë në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e vendimit. Hetimet për vrasjen e dyfishtë vijojnë, ndërsa Daniel Pepa do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimit.

Vrau Flori Paluçin për një kafe në Manzë, Gjykata e Durrësit merr vendimin për Daniel Pepën

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading