Identifikohet trupi i dekompozuar/ Gjendet i pajetë një 49-vjeçar pranë trafikndarëses! Policia: Mund të jetë përplasur nga makina para disa muajsh

0

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të enjte (6 mars) nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve pranë trafikndarëses në autostradën ‘Milot-Thumanë’

Ata kanë gjetur viktimën 49-vjeç gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Konkretisht trupi i dekompozuar është gjetur në kryqëzimin ku ndahen aksi i rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës.

Paraprakisht dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet para disa muajsh.

Pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

‘Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor”, informoi sot policia.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes së këtij shtetasi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading