Djali i Donald Trump shkon në Beograd dhe takon Vuçiçin (FOTO)

0
image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar pamjet e takimit me djalin e Donald Trump, Donald Trump Junior. Me anë të një postimi në Instagram, Vuçiç thotë se ata kanë diskutuar për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

Ky takim, shkruan Vuçiç, simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën për të adresuar sfidat globale

Po ashtu, Vuçiç thekson se kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe projekteve të përbashkëta.

“Një bisedë e përzemërt me Donald Trump Jr, djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, shkruan presidenti serb.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading