Gjykata e Lartë rrëzon Salianjin, i djeg mundësinë për deputet

0
image

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji, kundër dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ky vendim i dogji shansin e fundit Salianjit për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Nëse sot Gjykata e Lartë do të rrëzonte vendimin e Gjykatës së Apelit, atëherë Ervin Salianji do të kishte të drejtën të kandidonte për deputetë, nëse PD do ta vendoste në listat e kandidatëve. Me rrëzimin e kërkesës së tij sot, Salianji do të vijojë të qëndrojë në burg deri në shlyerjen e dënimit.

Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, njoftoi Gjykata e Lartë.

Edhe më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

Ish-deputeti i PD-së po vuan dënimin me burg për kallëzim të rremë.

Kujtojmë që Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte  se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading