Durrës. Mori vetëm 32 vota në Primare, Berisha fut në listë të sigurtë Floriana Garon në Durrës. Igli Cara braktis garën, edhe pse më i votuari

0
image

Edhe në listën e mbyllur në Durrës, Sali Berisha ka futur njerëzit e tij besnikë.

Oert Bylykbashi, Gent Strazimiri, Floriana Garo, Arian Ndoj nga partia e Fatmir Mediut dhe një kandidat nga partia e Agron Dukës, janë në listën e mbyllur.

Ndërkohë jashtë kësaj liste ka mbetur jashtë Igli Cara, edhe pse në Primare rezultonte kandidati më i votuar.

Ndaj, sipas disa burimeve të pakonfirmuara , mësohet se ai ka vendosur të tërhiqet nga gara, duke mos pranuar të jetë në listën e hapur.

Kjo, duke parë që Berisha ka future në listën e mbyllur njerëz si Floriana Garo, e cila mori vetëm 32 vota në Primare, apo Gent Strazimirin, që bën politikë vetëm nga Facebook, duke u shfaqur si kamikaz i Berishës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading