Seanca në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë, Erion Veliaj niset drejt Tiranës nga paraburgimi i Durrësit

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht qelinë e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës, për të marrë pjesë në seancën në Apelin e GJKKO, kur do të shqyrtohet ankimimi i tij për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, do ta shqyrtojë gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në të njëjtën seancë, paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading