Moti sot. Vranësira të shoqëruara me reshje kalimtare.

0
image

Moti në vendin tonë këtë të shtunë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, priten vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të ndërthuren me periudha kthjellimesh, veçanërisht në jug dhe qendër të vendit që nga mesdita.

Ndërkohë, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët dhe do të prekin kryesisht zonat veriore dhe pjesërisht qendrën e vendit gjatë orëve të pasdites. Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim me një shpejtësi mesatare nga 5 deri në 12 metra për sekondë.

Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era pritet të bëhet më intensive, duke arritur shpejtësinë nga 14 deri në 24 metra për sekondë, e shoqëruar me valëzim në dete që do të arrijë forcën 4-5 ballë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading