Durrës. Policia finalizon operacionin “Custom”. Arrestohet një 40-vjeçar për një seri vjedhjesh

0
image

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Custom , në të cilin është arrestuar shteasi D.B i cili ishte i shpallur në kërkim. Sipas policisë 40-vjeçari akuzohet për një seri vjedhjesh, duke filluar nga vjedhja e banesave, vjedhje të automjeteve dhe të shumave të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe dy automjete të 40 vjeçarit që rezultojnë të vjedhura.

Ja edhe njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Custom”, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për një sërë vjedhjesh, në qytetin e Durrësit.

40-vjeçari, autor i disa vjedhjeve automjetesh, banesash dhe shumash të konsiderueshme parash.

Sekuestrohen gjatë operacionit dy automjetet e vjedhura nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Custom”.

Si rezultat, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit D. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit mars.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet se:

• më datë 18.03.2025, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R., në lagjen nr. 7, Durrës;

• më datë 19.03.2025, në lagjen nr. 13, Plazh, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases B. Z.;

• më datë 20.03.2025, në Shijak, duke përdorur njërin nga automjetet e vjedhura, ka vjedhur një shumë prej 10 000 dollarësh brenda në automjetin e shtetasit A. H.;

• më datë 12.03.2025, në bashkëpunim me shtetasin A. I., 44 vjeç (i arrestuar më parë nga Policia), ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e shtetasit I. M.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy automjetet e vjedhura nga shtetasi D. B.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading