Durrës. Aksident pas mesnate në bulevard. Automjeti përplaset me pemën dhe me makinat e parkuara.
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Bulevardin e Durrësit pak pas mesnate ku një makinë ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe dhe ka hipur mbi trotuar.
Pas kalimit të rreth-rrotullimit, automjeti i drejtuar nga një 22-vjeçare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, me një automjet tjetër, si dhe një nga dyqanet buzë rrugës derisa sa ka përfunduar në hyrjen e një pallati.
Drejtuesja e automjetit u dërgua në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet e policisë por bëhet me dije se automjeti ka marrë para dy makina të parkuara aty pranë.