Moti sot. Shiu nuk ndalet, reshje dëbore në zonat malore

0
image

Si pasojë e kalimit të një tjetër sistemi frontal drejt territorit Shqiptar, moti do të vijojë i paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa pas mesditës dhe në vijim do të ketë reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në Zonat malore deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në Zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading