Partia Demokratike prezanton kandidatët e saj për deputetë për qarkun Durrës në Plazh dhe në Shkozet.

0
image

Dega e Partisë Demokratike e Durrësit ka prezantuar dje në zonën e Plazhit dhe të Shkozetit kandidatët për deputetë të qarkut Durrës .

Para simpatizantëve të tyre në Shkoxet kandidatët shpalosën programin e Partisë Demokratike duke u ndalur në pika të veçanta të tij si :rindërtimi përmes transparencës dhe barazisë, politika të drejta për punëtorët, familjet dhe të rinjtë,mbështetje për prodhimin vendas dhe fuqizimin e ekonomisë si dhe shërbime publike që funksionojnë me dinjitet.

Kandidatët që morën fjalën si Oerd Bylykbashi, Ardian Muka, Igli Cara theksuan se Shkozeti si zemra industriale e qytetit të Durrësit meriton ndryshim dhe një përfaqësim më të denjë

Gjithashtu edhe në zonën e Plazhit kandidatët për deputet të kësaj force politike prezantuan pjese nga programi i Partisë Demokratike duke theksuar se është Partia Demokratike ajo qe paraqet ofertën më të mirë: zhvillim, transparencë dhe përfaqësim dinjitoz Sipas kandidatëve që morën fjalën alternativa e tyre mbështetet në disa pika të cilat bazohen në taksa më të ulëta për biznesin e vogël e të mesëm,ulje të çmimit të karburantit, energjisë dhe ujit, lehtësira për sektorin e turizmit dhe investime në infrastrukturë,si edhe një program të dedikuar për rininë, familjet dhe pronarët.

Përveç emrave të lartpërmendur si Cara, Muka dhe Bylykbashi me nje kontribut ndër vite në Partinë Demokratike ranë në sy edhe prurjet e reja ku spikasnin dy emra mjekësh, ai i mjekes Eda Harizi si edhe emri i Petro Vokopolës,, pinjoll i familjes Vokopola e njohur gjerësisht nga qytetarët durrsakë si një/ familje qe prej disa brezash ka nxjerrë mjekë të shquar të cilët me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyera në komunitet e qytetit por edhe më gjerë

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading