Durrës. Ndërron jetë papritur mjeku ortopef Niko Durri.Kolegët: Ishte shembull i profesionalizmit dhe qytetarisë

0
image

Ndërron jetë papritur mjeku i njohur, ortoped Niko Durri. Ai është ndarë nga jeta diten e mërkurë në moshën 54-vjeçare.

Dr. Niko ishte një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit prej vitesh, ndërsa ka ndëruar jetë në mënyrë të papritur.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekut Durrës, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve:

Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Doktor Niko Durri, në moshën 54 vjeçare.

Një humbje e parakohshme për familjen dhe bluzat e bardha.

Dr. Niko, një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe një shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve, sot nuk është më mes nesh.

Dr. Niko Durri, u lind në vitin 1971 ne Tiranë.

Përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranes ne vitin 1997 si Mjek i Përgjithshëm, duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera.

Më pas kreu specializimin për Ortopedi -Traumatologji ne Universitetin e Mjekesise”Carol Davilla”, në Bukuresht të Rumanisë.

Pas specializimit punoi për një periudhë një vjeçare si mjek ortoped-traumatolog në spitalin e Beratit deri në vitin 2005 dhe më pas në spitalin e Lushnjes për një vit tjetër deri në vitin 2006.

Me pas emërohet në Spitalin e Durrësit si mjek ortoped-traumatolog, ku vazhdonte të ushtronte profesionin.

Doktor Niko Durri gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane që konfiguruan tek secili mjekun e besuar dhe shumë të dashur për çdo pacient.

Përgjatë gjithë jetës profesionale, doktori me bluzën e bardhë dhe zemrën gjithashtu u bë pjesë jo vetëm e mjekëve profesionistë të qytetit tonë, por edhe e shumë viteve të mbushura me punë e sakrifica të panumërta.

Duke u shprehur ngushëllimet e përzemërta familjarëve dhe kolegëve, urojmë që shpirti i tij të prehet në paqe!

I paharruar qoftë kujtimi i tij!

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading