Durrës. Sali Berisha akuzon Kryebashkiaken Sako: ” Mëkatare sa vetë Gjushi. Është simbol i korrupsionit”

0
image

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi nga Durrësi Kryebashkiaken , Emirjana Sako si “simbol i korrupsionit”. Ne zhvillimin e takimeve me familjet e prekura nga tërmeti në Durrës, Berisha u shpreh se Kryebashkiakja Sako, “nuk u ka dhënë familjeve bonusin e qirasë prej 1 viti e gjysmë”.

Sali Berisha:
Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature. Është demokrat, dhe i grabisin, shuma që i takon, ka fituar edhe gjyqin. Por këtu mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet për gjykatën. Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta. Këtyre ua grabisin pa ua dhanë. Dhe i thonë i ka marrë dikush tjetër. Por gjykata gjersa e shqyrtoi, ky i ka faktuar gjykatës se nuk i ka marrë.

Po ai dikush tjetër, ai është një sekser i Sakos sepse Sako është një Gjush me pantallona.Sako është një Gjush me pantallona, Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi.

Ndaj 11 Maji është përgjigja. Sako nuk njeh asnjë limit në kodin etik të zyrtarit, është simbol i korrupsionit m shumë se Gjushi, nuk u ka dhënë familjeve bonusin e qirasë prej 1 viti e gjysmë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading