Berisha shfaqet në Durrës krah Arjan Ndojës, ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin, sot kandidat për deputet i PD
Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi disa takime në Durrës, ku premtoi ulje taksash dhe të ashtuquajturën “paketë e dhembshurisë”. Berisha u shfaq në krah të ish- prokurorit Arjan Ndoj, i shkarkuar nga Vettingu për lidhje me krimin tashmë kandidat i PD në Durrës.
Kryetari i PD, Sali Berisha është shfaqur në një takim në Durrës krah ish-prokurorit, Arjan Nodja, i shkarkuar nga KPK për lidhje me krimin e organizuar. Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit.
Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozetit, ku ishte i pranishëm me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’.
Ndër të tjera gjatë takimit në fasoneri , Berisha u shpreh për të pranishmit se:
“Unë e kuptoj vështirësinë e madhe që u krijon narkoeuro. Narkoeuro është një goditje shumë e rëndë për mijëra punonjës dhe sipërmarrje. Ata sjelln kontejnerë dhe vagona me eurot e drogës dhe rrëzojnë përtokë euron në Shqipëri. I shndërrojnë në kullat e drogës dhe korrupsionit, kurse sipërmarrjet shkojnë drejt falimentimit dhe falimentojnë me shumicë.”, tha Berisha.
Pastaj ai ndal te lehtësirat që do t’i vijnë biznesit nga programi i PD-së me ulje te taksave e çmimit të energjisë elektrike në 9 lekë, dhe e ashtuquajtura Paketa e Dhembshurisë.
“Brenda tre muajve të parë të qeverisjes sonë to vendosim minimumin jetik 200 euro. Në këtë mënyrë, sipas përllogaritjeve, u bëhet e mundur që të blejnë ushqimet dhe ilaçet. Natyrisht që këta të gjithë do kenë taksën e konsumatorit, do të përfitojnë rikthimin e TVSH-së”, tha Berisha.
Takimet në Durrës Berisha i shfrytëzoi edhe për të sulmuar kryebashkiaken Emirjana Sako.