Pavarësisht të gjithave dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Tregtari ose shtetari, ose më mirë akoma , të mbajnë të dy bashkë
Tregtarët janë pothuajse kudo njësoj. Duan të fitojnë pa e vrarë mendjen për dëmet që shkaktojnë. Por mënyra si trajtohen pas krimit ndryshon nga shteti në shtet.Prandajnë foton që shoqëron lajmin kemi vënë dy shtete dhe trajtimin që u bëjnë atyre që abuzojnë. Disa do të thonë që Kina është shtet komunist dhe shkel të drejtat e njeriut. Epo mirë, nuk themi t’i pushkatojmë si në por në këtë vend disa njerëz duhet të marrin përgjegjësi, tregtarë dhe shtetarë.Ata që e tregtojnë por edhe ata që kanë detyrë të kontrollojnë. Sepse po helmojnë dhe po vrasin njerëz. Me pesticide, me salmonelë e me çfarë të munden. Por ata vazhdojnë të tallen dhe heshtjen e popullit e marrin si nënshtrim, Ndoshta mendojnë se janë ata zotër të fatit tonë dhe të fëmijëve tanë.Ata do të vazhdojnë të mendojnë se janë zota përderisa ne do t’i lejojmë të sillen si të tillë