1 Prilli ose statusi i vërtetë i ditës së gënjeshtrave
Duke i dhënë 1 prillit statusin e ditës zyrtare të gënjeshtrave, kur të gjithë pretendojmë se mund të gënjejmë lirisht , ne nuk bëjmë gjë tjetër vetëm se themi edhe një gënjeshtër tjetër të radhës për të marrë veten me të mirë.
Por thjesht gënjejmë veten ! Sepse me dashje ose pa dashje ne gënjejmë çdo ditë të vitit dhe jo vetëm në 1 Prill.
Nëse njësia matëse për çdo gënjeshtër të thënë, do të ishte zgjatja e hundës, më të ndershmit nga ne do të kishin një hundë shumë herë më të gjatë se hunda e Pinokut, kurse të tjerët do ecnin rrugës duke pasur një tra në vend te hundës.
Në një botë të mbushur me gënjeshtra dhe hipokrizi, është dita zyrtare e gënjeshtrave që merr vlerë dhe bëhet më e vërtetë se çdo ditë tjetër.