Ushtar Kavaja , i rënë në luftë për çlirimin e Kosovës, inagurohet në qytetin e tij të lindjes shtatorja e dëshmorit të kombit Indrit Cara

0
image

Bashkia e Kavajës në përvjetorin e 26-të të rënies së dëshmorit Indrit Cara në luftë për çlirimin e Kosovës, përuroi në qendër të qytetit shtatoren e Ushtar Kavajës që ishte emri i tij i luftës.

Në ceremoni morën pjesë edhe presidenti Bajram Begaj dhe shumë personalitete të tjerë ku vendosën kurora me lule pranë shtatores së dëshmorit Indrit Cara.

Gjithashtu në cerenomi mori pjesë edhe Kryetarja e Kuvendit Elisa Spirospali e cila postoi me këtë rast edhe një status në rrjetet sociale ku thuhet:

“Nga sot, sheshi në qendër të Kavajës është më i bukur, më domethënës, më simbolik, i plotësuar me shtatoren e birit të qytetit, ushtarit të Kavajës dhe shqiptarisë, dëshmorit të kombit, të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, krenarisë së Kavajës patriote, luftëtarit të UÇK-së, Indrit Cara-Ushtar Kavaja.”, shprehet Spiropali.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading