Durrës.Dalin detaje të reja nga aksidenti me vdekje në Fllakë, i mituri e mori makinën me qera tek kushëriri

0
image

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë ndodhur në Fllakë në Durrës, ku një 16-vjeçar ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar.

Adoleshenti e ka marrë makinën me qera nga një kushëri i tij. Duke qenë i mitur, adoleshenti e drejtonte mjetin pa patentë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacon paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon të ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading