Durrës.Kandidati i Koalicionit EuroAtlantik Joni Myshketa nxjerr pamjet e rrugëve të amortizuara : Mos e çoni votën dëm,votoni për ndryshimin, me 11 maj të ndahemi nga e kaluara!

Në një postim në rrjetet sociale kandidati për deputet i Kolacionit EuroAtlantik për qarkun e Durrësit, Joni Myshketa ka publikuar foto të rrugës së amortizuar në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit .Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mos gënjehen nga fjalët e bukura të atyre që pas 12 vitesh në pushtet, pavarësisht se nuk kanë bërë asgjë do të vijnë të kërkojnë përsëri votën duke dhuruar buzëqeshje hipokrite dhe premtime boshe/
Joni Myshketa i bën thirrje qytetarëve që me 11 maj të mos votojnë më qorrazi , por të votojnë për ata njerëz që mdajnë të njëjtat halle me qytetaret, që moto të punës së tyre kanë të vërtetën.
Ai ka vazhduar më tej në thirrjen e tij që qytetarët të mos votojnë më për simbole boshe por vota e 11 majit të jetë dhe dita e ndarjes me të kaluarën dhe një detyrim moral për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të gjithë atyre që kanë zgjedhur të jetojnë në këtë vend.
Ja edhe postimi plotë i tij
Joni Myshketa
rsepdStoon7f97a73fl2i7cc89r217ë5tchut7416lh6t9l91h toatm5u0m ·
Realiteti Vs. Propaganda
Pamjet më poshtë janë përsëri të lagjjes Nr. 1 “i nderuar” kryeministëri vendit tim, deputet i qarkut Durrës, rruga Adrianët për më saktë.
Asnjë dozë hiperbolizmi a të pavërtete, pasi edhe pse në fushatë ku çdo kush mundohet të zmadhojë gjërat që të jetë sa më në vëmendje, qasja jonë është krejt ndryshe, vetëm bazuar në të vërteta dhe fotot flasin qartë.
Kjo është situata “i nderuar” deputet i qytetit tim që banorët hasin çdo ditë, qoftë duke e përshkruar në këmbë, rrezik për ndonjë aksident të mundshëm, pasi kalojnë fëmijë e të moshuar.
Qoftë përmes automjeteve duke I amortizuar para kohe e askush nuk mban përgjegjësi.
Këto janë kushtet pas 12 vitesh shkop magjik që ne njerëzit e thjeshtë duhet të përballemi çdo ditë, shumë larg BE e shumë larg propagandës tashmë bajate me të njëjtën melodi, përgjegjësi personale, kumbulla e dardha pas shpine etjj..
Po ju i “nderuar” deputet përgjegjësi minimalisht politike nuk do mbani si delegues e përzgjedhës i këtyre personaleve frutangrënës???
Mos e thëntë Zoti që banorët nga dëshpërimi të ngrihen e të marrin përsipër vetë ata rregullimin e rrugës pasi ku i dihet ndalohen nga organet e rendit për ndërtim pa leje siç ndodhi në Shijak në lagjjen Terzie e u ndaluan me motivacionin e cekur më sipër “Ndërtim pa leje ” ![]()
![]()
![]()
.
Qytetarët e Durrësit, Shijakut, Fushkrujës, Krujës e mbarë vendit kanë një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla, duhet ta ndjejnë mirë peshën dhe vlerën e votës.
Ata do vinë të trokasin në dyert tuaja, dikush duke ju puthur duart ( hipokrizi e pështirë), dikush duke ju ofruar një vend pune, a një legalizim, a nxjerrjen e çertifikatës së pronësisë, dikush tjetër duke ju premtuar rroga e pensione me mijëra euro, a ndoshta dhe me presione për bukën e gojës a përmes grupeve kriminale siç e “do zakoni”, por miq ne nuk kemi nevojë për lëmoshë, por për atë që na takon e që e paguajmë shumë shumë shtrenjtë…
Më 11 maj 2025 është detyrim ndaj familjes, fëmijëve, vendit që të votojnë masivisht e zgjuar, jo më qorrazi, jo më për simbole pa vlerë brenda, jo më për të shkuarën, por për veten tonë, të ardhmen tonë, për njerëzit tuaj që ndajnë të njëjtat halle me ju e jo për qokatarë kryetarësh që nuk kanë asnjë detyrim ndaj jush por ndaj ” të nderuarve” .


Të gjitha reagimet: