Sot mbërrin në Durrës anija prestigjioze e marinës italiane “Amerigo Vespuçi” e cila do të qëndrojë deri më 11 prill.Se bashku me të vijnë dhe dy anije të tjera
Sipas Autoritetit Portual Durrës, sot me 8 prill 2025 në kuadër të një turi botërot 2 vjeçar, mbërrin në port një nga anijet më të bukura në botë dhe nga më prestigjozet e marinës italiane, e cila do të qëndrojë dy ditë dhe është e hapur për vizitorët.
Anija është një simbol i historisë, pasionit dhe traditës së detarisë.
Së bashku me të kanë ardhur edhe dy anije të tjera, Katamarani ” Lo spirito di stella” dhe anija patrulluese”Libra”
Anija e dytë që është katamarani “Lo spirito di stella”, ka për qëllim kauzat sociale dhe drejtohet nga persona me aftësi ndryshe
Ndërsa anija e tretë është anija patrulluese “Libra”, e cila do t’i dhurohet Forcës Detare shqiptare.

Me këtë mjet lundrues Forcat e Armatosura përforcohen në misionet patrulluese në det të hapur.
“Amerigo Vespucci”, u nis nga porti i Ortonës në Itali dhe do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në 11 prill.
Ndalesa në Durrës do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill.
Më poshtë po japim postimin e plotë se si mund të vizitohet anija:
Autoriteti Portual Durres
Një tjetër anije e hapur për publikun që do të ndalet në Portin e Durrësit është “Amerigo Vespucci”
një nga anijet më ikonike dhe prestigjioze të Marinës Italiane, simbol i historisë, traditës dhe pasionit për detin.
Njihuni me detajet dhe mënyrën sesi mund ta vizitoji atë:
Vendndodhja: Porti i Durrësit – Moli 4 & 5 (hyrja vetëm nga Porta nr. 2)
Data: 9-10 Prill 2025
Orari: 14:00 – 20:30
Eksperiencë unike për të parë nga afër anijen Vespucci!
Hyrja është pa guidë, por ekuipazhi do t’ju përgjigjet pyetjeve tuaja.
Kodi i veshjes : Këpucë të rehatshme (nuk lejohen taka apo sandale).
Nuk lejohen: Karroca fëmijësh dhe kafshë shtëpiake (përveç qenve të vegjël, vetëm në krah).
Rezervo vendin tënd!
Zgjidh ditën & orarin
Regjistro deri në 3 persona
Do të marrësh një QR Code për hyrje
Kujdes! Nuk mund të ndryshosh emrin apo orarin pas regjistrimit. Kontrollo në tourvespucci.it për çdo ndryshim për shkak të motit.
Për të rezervuar, kliko këtu!![]()
