Rikthehet dimri me ngrica dhe temperatura të ulëta, ja parashikimi i motit për sot

0
image

Do të vijojnë masat ajrore të ftohta më origjinë kontinentale duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit tonë. Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore verilindore- juglindore; megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore duke ri-kthyer motin e kthjellët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në orët e mëngjesit por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading