Policia e Kavajës reagon pas një postimi të një qytetari në lidhje me një grindje fizike: Porsa morëm njoftimin kemi kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale

0
image

Policia e Kavajës ka reaguar pas një postimi në portalin “JOQ Albania” ku një qytetar ka raportuar për një konflikt të ndodhur në zonën e Kavajës të ndodhur me 8 prill 2025.

Sipas Policisë porsa kanë marrë njoftimin për konfliktin , me datën 8 prill 2025 ka kryer brenda asaj dite të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikim e personave të përfshirë.

Gjithashtu vazhdon më tej njoftimi i policisë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë i kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ku ka nisur edhe proçedimi penal për shtetasit e përfshirë në konflikt

Ja edhe njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Shtetit 

Në lidhje me një postim në portalin “JOQ Albania”, për raportimin e një qytetari, mbi një konflikt mes disa shtetasve, të ndodhur më datë 08.04.2025, bëjmë me dije se:

Policia e Kavajës ka marrë njoftim për këtë konflikt, më datë 08.04.2025, dhe ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, brenda ditës, për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, më datë 08.04.2025, kanë referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit:

M. T., 18 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”;

Xh. K., 18 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”;

E. H., 19 vjeç, E. H., 22 vjeç, B. H., 28 vjeç dhe F. K., 18 vjeç, të gjithë banues në Kavajë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga veprimet hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se rreth orës 11:00 të datës 08.04.2025, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në ambientet e servisit të automjeteve, të shtetasit B. H., në lagjen nr. 4. Gjatë konfliktit, shtetasi M. T. ka dëmtuar një automjet që ndodhej në këtë servis.

Gjatë kontrollit në ambientet e servisit dhe në banesat e shtetasve të përfshirë në konflikt nuk janë gjetur sende të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading