Durrës. Kandidatja e PS Etleva Budini: Dua t’i fitoj njerëzve besimin që do i përfaqësoj si duhet

0
image

Në një intervistë televizive Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Durrës, Etleva Budini thotë se garën nuk e ka me kandidatët socialistë, por me njerëzit e thjeshtë.Budini u shpreh se do të kërkojë t’i fitojë njerëzve besimin, për t’i përfaqësojë në parlament. Budini shtoi se është pasioni i saj që të merret me njerëzit.

“Sot është data e çeljes zyrtare të fushatës zgjedhore. Jam kandidate e re, kandidoj për parlamentin e ri shqiptar 2025-2029, por nuk jam aq e re në angazhimin tim në komunitet. Angazhim i gjatë dhe serioz. E kam filluar në vitin 2013, në lagjen nr 17. Kam qenë e vlerësuar nga forumet socialiste. Më pas kam marrë drejtimin e forumit të gruas, për qarkun e Durrësit. Posta është puna e fundit, deri në momentin e kandidimit, ligjërisht jam e pezulluar, vazhdoj me kandidimin tim. Kam një pasion të merrem me njerëzit, nuk mërzitem kurrë. Nëse do zgjidhem, do votohem për këtë. Në takimet që bëjmë me qytetarët, unë aty nuk mund të citoj programin, por në varësi të kërkesave dhe halleve të tyre, prek programin e PS. Në lidhje me sipërmarrjet, në hartimin e një projektligjin për krijimin e bankës së zhvillimit, jam në dijeni, është miratuar në mars. Ka në fokus, është krijuar mbi bazën e përvojes evropiane të disa institucioneve financiare. Banka e Zhvillimit do ndihmojë duke financuar dhe duke dhënë kredi. Gara ka filluar, para çeljes zyrtare sot. Unë nuk e kam garën me kandidatët brenda PS, por me njerëzit e thjeshtë. Duke i fituar besimin se unë mund t’i përfaqësoj.” shton deputetja Budini.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading