Kundërpërgjigjet Kina, rrit me 125% tarifat për mallrat amerikane të importit

0
image

Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-së për tarifat e vendosura nga Trump dhe ka njoftuar një tarifë të re prej 125% për importet amerikane.

Kjo vlerë është rritur nga 84% që ishte shpallur të mërkurën dhe është e njëjtë me tarifën aktuale që SHBA ka vendosur për mallrat kineze të importit.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga e shtuna, njoftoi Ministria kineze e Financave.

Në të njëjtën kohë, ministri deklaroi se “nëse SHBA këmbëngul të vazhdojnë të shkelin interesat e Kinës, atëherë Pekini do të marrë kundërmasa dhe do të “luftojë deri në fund”.

“Vendosja e tarifave jashtëzakonisht të larta të SHBA-së ndaj Kinës shkel seriozisht rregullat e tregtisë ndërkombëtare, ligjet bazë ekonomike”, shtoi ministria kineze.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading