Moti sot, fundjavë me diell, rriten lehtë temperaturat

0
image

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë rritje të temperaturave në të gjithë territorin Shqiptar. Për rrjedhojë orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë, ku në zonat verilindore dhe lindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 23°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading