Durrës. Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Joni Myshketa bën thirrje për rëndësinë e votës më 11 maj : Vetëm drita e mund errësirën, votoni ndryshimin

0
image

Joni Myshketa kandidat i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Durrësit, në një postim të tij në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të pajtohen me të keqen duke e relativizuar atë por ta luftojnë atë me të gjitha mënyrat.

Të gjithë duhet të vrasim frikën, vazhdon në postimin e tij Joni Myshketa dhe frika vritet duke mos heshtur dhe duke vepruar nëpërmjet nismave konkrete për ndalimin e shpopullimit masiv dhe varfërimin e tejskajshëm të popullit

Ndryshim vjen vetëm nëpërmjet të mirës shton më tej Myshketa dhe është drita ajo që e mund errësirën. Prandaj, -përfundon ai votoni për ndryshimin e madh në 11 maj duke zgjedhur njerëzit që ju përfaqësojnë denjësit dhe që do të jenë gjityhnjë në mbrojtje të qytetarëve.

Ja edhe postimi i plotë i Joni Myshketës:

Joni Myshketa

 

Vihet re një fenomen shumë I trishtë në shoqërinë tonë…

Relativizimi ndaj së keqes.

Të gjithë e ndjejmë ambientin toksik ku po jetojmë.

Të rritur, të vegjël, të majtë, të djathtë, pasunar dhe jo të tillë, të gjithë po thithim të njëjtin ajër mbytës.

Brenda vetes gjithësecili prej nesh e din fare mirë se gjërat duhet të ndryshojnë, pasi po jetojmë në një ambient ku antivlerat na shiten si alternativë, si vlera.

Nëpër tryeza miqsh, familjarësh e kudo dëgjohet togfjalëshi:

Kështu nuk shtyhet më.

Do ikim.

Por shumë pak marrin nismën të veprojnë kundër situatës.

Shumë pak shoh realisht të jenë koherent mes mendimit dhe veprimit, pasi frika ndaj ndryshimit është e rrënjosur thellë dhe kjo falë heshtjes sonë dhe relativizimit masiv ndaj të keqes.

Miq duhet vrarë frika, nuk mund të ndryshojë asgjë nga hiçi, pa ngritur zërin për atë që nuk shkon, nuk ndryshon asgjë pa sakrificë, nuk zhbëhet e keqja me një të keqe më të vogël,

POR VETËM PËRMES SË MIRËS.

NUK MUNDET ERRËSIRA ME ERRËSIRË,

VETËM ME DRITË.

Asgjë nuk është gratis, kush Ju a premton diçka të tillë të jeni të bindur që do Ju bëjë ta paguani, ta paguajmë shumë më shtrenjtë siç dhe po ndodh.

11 maj 2025 është një ditë në kalendar e cila do të kaloj pas 24 orësh, por nëse kërkoni që të futet në librat e historisë dhe Ju miq, të gjithë së bashku ta shkruajmë atë, duhet që masivisht ti japim vlerë vetes sonë, në respekt të jetës sonë, të fëmijëve tanë duke votuar për ata që ju përfaqësojnë më mirë e jo për ata që janë shkaktarët e situatës ku të gjithë së bashku ndodhemi.

Më 11 maj 2025, ZGJOHU DHE VOTO ZGJUAR!

PËR VETEN TËNDE, TË ARDHMEN TONË.

QË TË IKIN ME 4 KËMBË TË GJITHË ATA QË NUK E MRITOJNË MË MBËSHTETJEN TONË.

#ShqipëriaMeritonMëShumë

#VOTONR4 KEA

#VOTOJONUZMYSHKETA

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading