I pari në listë në Durrës për Lëvizjen Bashkë, profesori Artan Kacani prezanton programin dhe kërkon votën e qytetarëve, premton se do të jetë gjithmonë pranë tyre
Me nje postim të tij në rrjetet sociale Artan Kacani ka prezantuar para qytetarëve programin e tij politik dhe të Lëvizjes Bashkë që përfaqëson.
Në postimin e tij profesori i njohur për mbështetjen dhe mbrojtjen e kauzave qytetare ka shtjelluar më gjatë idetë e tij duke treguar se ka hyrë në politikë

Unë do të jem gjithnjë në mbështetje të qytetarëve dhe kauzave të tyre vazhdon më tej profesor Kacani duke kontribuar në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë qytetin.
Gjithashtu Artan Kacani tregon në postimin e tij se është i pari në listën e Lëvizjes Bashkë për qarkun e Durrësit dhe se kërkon votën e qytetarëve për të qenë pranë tyre dhe si një zë ndryshe në Parlamentin Shqiptar ku do të mbrojë dhe mbështesë gjithnjë zgjidhjet e duhura që Durrësi të marrë shërbimet e duhura për t’u kthyer në një qytet të vërtetë evropian.
Ja edhe postimi i profesor Artan Kacani:



