Moti sot 16 prill. Kthjellime dhe temperatura shumë të larta

0
image

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë temperatura shumë të larta në të gjithë territorin Shqiptar.

Për pasojë, orët e paradites do të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të vijojë moti në zonat malore duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Parashikohet që pasditja të mbetet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare, duke lënë pjesën tjetër të territorit me vranësira dhe shira të pakët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading