Moti sot 19 prill 2025. Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe temperatura që arrijnë deri në 24 gradë

0
image

Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në territorin Shqiptar; kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit ku në zonat Veriore dhe Qendrore do të jenë në formë rrebeshi.

Orët e mesditës do të sjellin intervale të shkurta me kthjellime, por sërish gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë vendin sërish më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër të territori duke lënë Jugun me shira të dobët e lokalë.

emperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë paradite, por dobësohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading