Durrës. Petro Vokopola vazhdon fushatën: Çdo dorë që shtrënguam është një mbështetje e madhe për ne dhe për Partinë Demokratike

0
image

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit Petro Vokopola ka vazhduar fushatën e tij me takime në shtëpi, rrugë, dyqane dhe biznese të qytetit të Durrësit duke u mirëpritur nga qytetarët e shumtë të cilët kanë vlerësuar jo vetëm qytetarinë e tij por dhe traditën e familjes Vokopola si një nga familjet e shquara që kanë lënë gjurmë të pashlyera në qytettin e Durrësit me përkushtimin dhe shërbimet në breza në fushën e mjekësisë

Në të gjitha takimet e bëra me njerëz të ndryshëm Petro Vokopola ka theksuar se vota e qytetarëve durrsakë duhet të shkojë për ndryshimin, sepse vetëm kështu Durrësi do të ketë një të ardhme më të mirë

Shumë prej qytetarëve shfaqën mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike dhe për kandidatin Vokopola duke theksuar se kanë besim tek qytetaria e tij dhe tek forca politike që ai përfaqëson

I motivuar nga pritja e ngrohtë e qytetarëve dhe nga përzemërsia e tyre Petro Vokopola theksoi se do të jetë gjithnjë një zë në mbështetje të tyre për të bërë një Durrës më të mirë për të gjithë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Gjithashtu Vokopola duke marrë shkas nga përzemërsia e treguar prej të gjithë qytetarëve të kontaktuar në shenjë falenderimi bëri një njoftim në rrjetet sociale duke shprehur mirënjohjen për secilin prej tyre.

Ja edhe njoftimi i plotë i tij:

Petro Vokopola

  · Takimet e sotme në terren na mbushën me shpresë dhe vendosmëri. Çdo dorë që shtrënguam, çdo fjalë që dëgjuam, ishte një dëshmi e besimit tuaj te Partia Demokratike dhe vlerat që përfaqësojmë.

Faleminderit qytetarëve të Durrësit për pritjen, përzemërsinë dhe mbështetjen që na dhatë.

Jemi më të motivuar se kurrë për të çuar përpara një Durrës më të drejtë, më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve!

#DurrësiZgjohet#PD#NdryshimiKaNisur#BashkëPërDurrësin#votopetrovokopola

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading