‘Pëllumbesha’ u bë Drejtoreshë; tani është rradha e godinave të RTSH, që të rrafshohen e kthehen në kulla

0
image

RTSH në duart Mafias: A është Eni Vasili garancia e integritetit apo ura drejt interesave të fshehta të Ramës e Berishës për të ngritur kulla në vendin më të lakmuar të Tiranës?!?

Eni Vasili tashmë është konfirmuar në krye të Radio Televizionit Shqiptar, një zgjedhje që shumëkush e quajti të paralajmëruar dhe të paracaktuar nga elitat politike në pushtet. Por ajo që mbetet më shqetësuese nuk është vetëm procedura, por ajo çfarë pritet të ndodhë më pas.

Burime të mirinformuara flasin për një projekt të heshtur dhe shqetësues: rrafshimin e godinave historike të RTSH-së për të bërë vend për kulla shumëkatëshe, pjesë e një plani të vazhdueshëm betonizimi që po transformon pamëshirshëm qendrën e Tiranës.

Zgjedhja e Vasilit, një gazetare që shpesh është përfolur për qëndrime lehtësisht të përshtatshme ndaj linjave politike në pushtet dhe që njihet publikisht edhe si mikeshë e ngushtë e gruas së Kryeministrit, hedh hije dyshimi edhe mbi integritetin e institucionit publik më të rëndësishëm mediatik të vendit. Mjaftojnë disa kujtime të freskëta të pozicionimeve të saj, ku interesi profesional dhe ai personal janë dukur shpesh të ndërthurura në mënyrë të mjegullt, duke ngritur pyetje serioze mbi paanshmërinë dhe pavarësinë e saj reale.

Publiku nuk ka harruar se emisionet dhe qëndrimet e saj në media janë shoqëruar gjithnjë nga një klimë ambigue, ku zëri kritik është shfaqur dhe është zbehur sipas nevojave të momentit politik. Kjo qasje krijon shqetësimin e ligjshëm se RTSH mund të jetë i pambrojtur përballë presioneve dhe projekteve të fuqishme, veçanërisht në një kohë kur prona publike dhe trashëgimia kulturore janë vënë shpesh në rrezik nga interesat private.

A do ta mbrojë zonja Vasili integritetin e RTSH-së dhe trashëgiminë e tij historike, apo integriteti i saj moral dhe profesional do të jetë sërish subjekt i diskutimit, kësaj radhe me pasoja më dramatike dhe të pakthyeshme për Tiranën dhe kulturën e saj?/Pamfleti

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading