Arlind Qori së bashku me aktivistët takime me qytetarët me moton : Bashkë nëpër rrugët e Durrësit, i fton të gjithë në takim me 27 prill në Pallatin e Kulturës
Ditën e enjte kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori së bashku me aktixistë të shumtë dhe kandidatët për deputetë ë kësaj force poltike për qarkut Durrës të kësaj force përgjatë gjithë ditës zhvilluan takime me qytetarë të ndryshëm nën moton” Bashkë nëpër rrugët e Durrësit

Në bisedat e zhvilluara me qytetarët u vu theksi në problemet e mëdha që po përjeton Durrësi si betonizimi i shfrenuar qe po shkatërron trashëgiminë dhe identitetin e qytetit.
Gjithashtu në takimet e zhvilluara një nga problemet kryesore që u ngrit nga aktivistët e Lëvizjes Bashkë ishte kapja e institutucioneve nga të fortët e qytetit dhe korrupsioni galopant i administratës shtetërore që nuk ka të ndalur.
Nga të gjithë u theksua se Durrësi nuk ka nevojë për deputetë të zgjedhur nga krimi dhe korrupsioni por ka nevojë për intelektualë të zot që ta përfaqësojnë denjësisht sepse ky qytet meriton më shumë se sa klasa politike që e përfaqëson në parlament.
Gjatë takimeve të zhvilluara Arlind Qori ftoi të gjithë qytetarët e Durrësit për t’iu bashkuar takimit të Lëvizjes Bashkë që do të zhvillohet ditën e dielë me 27 Prill në orën 10.30 në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”.