Durrës. Bashkëbisedim me bizneset fasone, Ndrec Pjetri kandidati i PD deklaron : Masa mbështetëse për kapërcimin e sfidave për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor

0
image

Ditën e martë kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit Ndrec Pjetri zhvilloi një takim me bizneset fasone në zonën e ish- Kënetës ku ai vizitoi edhe një nga fasoneritë e mëdha të asaj zone ku pati edhe një bashkëbisedim me punonjeset e fasonerisë.

Në takim kandidati Pjetri u shpreh se Partia Demoktarike është shprehur qartë në programin e saj se do të ketë masa mbështetëse për kapërcimin e sfidave që po kalon ky sektor sepse duke qenë se është një sektor i lidhur me tregun e huaj ka pasur edhe ai luhatjet e tij.

Gjithashtu kandidati Ndreca premtoi se jo vetëm Partia Demokratike por edhe ai personalisht do të jetë një nga mbështetësit kryesorë që industria fasone të ketë një rimbursim të shpejtë të TVSH-së, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuditet

Më tej Ndrec Pjetri theksoi se programi ekonomik i Partisë Demokratike është shprehur qartë për industrinë fasone dhe premtoi se ai vetë personalisht do të jetë një nga mbështetësit e flaktë të asaj pjese të programit ekonomik ku flitet për mbështetjen e industrisë fasone nëpërmjet garanicisë shtetërore të huasë me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë.

Duhet te kuptojmë të gjithë theksoi kandidati Pjetri që koha e krahut të lirë të punës pothuajse ka mbaruar dhe për të vazhduar që të jemi konkurues në këtë sektor në tregjet ndërkombëtare duhet investuar në teknologji e inovacion. Prandaj vazhdoi Ndrec Pjetri unë kërkoj mbështetjen tuaj për mua si kandidat por edhe për Partinë Demokratike forcës politike që unë i përkas.

Gjithashtu dua të them deklaroi Ndrec Pjetri që ndryshe nga qeveria aktuale këto politika zhvillimi që ne do të sjellim, ndikojnë si në kualifikimin e burimeve njerëzore që duhet për të përdorur teknologjinë e avancuar por do të ndikojë edhe në rritjen e pagave duke i bërë ato paga më dinjitoze për punonjëset.

Prandaj deklaroi Pjetri më 11 maj unë kërkoj votën tuaj. Na mbështesni , që t’u mbështesim! Ka ardhur koha për ndryshim , përfundoi ai.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading