Konflikti te “Ali Demi”, reagon PSD: Incidenti ndodhi pranë ambjenteve tona! Asnjë prej simpatizantëve apo anëtarëve tanë nuk janë përfshirë

0
image

Lidhur me konfliktin e ndodhur sot në Tiranë në rrugën Ali Demi, pranë zyrës elektorale të subjektit PSD, ka ardhur një reagim sqarues nga vetë kjo parti politike.

Ata shprehen se konflikti ka ndodhur pranë ambjenteve të zyrës elektorale, por nuk ka lidhje me partinë dhe asnjë prej simpatizantëve apo anëtarëve të partisë nuk është përfshirë në konflikt.

Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Siç duket nga pamjet e siguruara dera prej xhami e zyrës elektorale është dëmtuar dhe sipas policisë, dyshohet se është thyer me sende të forta.

Gjithashtu, raportohet se shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading