Kishte 40 vite që luante, burri nga Miçigan fiton më në fund 6 milionë dollarë në llotari

0
image

Një burrë nga Miçigani, SHBA – me më shumë se 40 vjet përvojë në lojën e lotarisë më në fund ia doli mbanë, kur fitoi 6 milionë dollarë nga një biletë gërvishtëse.

60-vjeçar nga qarku Macomb u tha zyrtarëve të lotarisë së Miçiganit se bileta me vlerë 6,000,000 dollarë që bleu nga Najors Liquor & Deli në Van Dyke Avenue në Sterling Heights, pritej prej kohësh nga ana e tij, transmeton Telegrafi.

“Unë luaj me bileta gërvishtëse gjatë gjithë kohës dhe kam luajtur për më shumë se 40 vjet”, tha lojtari.

“Kur e gërvishta biletën dhe pashë se kisha fituar 6 milionë dollarë, mendova se do të më binte të fikët! Më duhej ta skanoja në aplikacionin e lotarisë për ta kontrolluar dy herë sepse nuk e besoja atë që po shihja”, shtoi ai.

Fituesi tha se paratë e çmimit të tij do të shkojnë për të bërë pushime dhe për të rritur kursimet e tij. /Telegrafi/

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading