Durrës. Arkend Balla i PS me banorët e Spitallës: Ne nuk flasim shumë por e kemi treguar me vepra se çfarë gjërash të mira mund të bëjmë

0
image

Deputeti i Partisë Socialsite Arkend Balla dhe njëkohësisht edhe kandidat i kësaj force politike për zgjedhjet e 11 majit zhvilloi ditën e hënë një takim me në Spitallë me banorë të zonës.

Ndër të tjera kandidati Balla theksoi se pas tre mandateve qeverisjeje nuk ka nevojë për shumë fjalë sepse Partia Socialiste e ka treguar me vepra se çfarë është e aftë të bëjë. Të tjerët flasin dhe vetëm flasin,shtoi ai ,kurse forca jonë politike flet me anë të punës. Për ne flasin veprat dhe infrastruktura e ndërtuar në 12 vjet qeverisje.

Prandaj unë jam sot këtu për të kërkuar votën tuaj deklaroi kandidati Arkend Balla. Premtoj që do të jem gjithnjë zëri juaj dhe gjithnjë pranë jush në çdo problematikë që shtrohet për zgjidhje. Mbështetja juaj më ka motivuar dhe do të vazhdojë të më motivojë akoma më shumë për të ardhmen në të gjithë karrierën time politike.

Për të vazhduar rrugën e reformave të nisura dhe për ttë qene nesër të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë evropianë unë jam sot këtu për t’u kërkuar votën për veten dhe për Partinë Socaliste si e vetmja rrugë e duhur dhe e sigurtë, deklaroi Arkend Balla..

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading