Kandidati Ndrec Pjetri i PD takim madhështor në Spitallë: Vota juaj do të sjellë ndryshimin
Pasditen e së martës, kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit Ndrec Pjetri, zhvilloi një takim me banorët e zonës së Spitallës të cilët i rezervuan një pritje madhështore.. Në takim merrnin pjesë edhe deputeti i Partisë Demokratike Igli Cara dhe kryetari i Partisë Agrare Ambinetaliste Agron Duka. Gjithashtu merrte pjesë edhe Genc Juka një nga personalitetet e shquara të Partisë Demokratike të Durrësit dhe ish-deputet i kësaj force politike.

Në fjalën e mbajtur kandidati Pjetri shprehu mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë duke theksuar se kjo pritje tregon që njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe të gjithë e ndjejnë nevojën për ndryshim. Kjo qeveri e korruptuar shtoi më tej Pjetri nuk mendon për qytetarët, por pushtetarët e kanë mendjen të mbushin xhepat e tyre. Kjo praktikë duhet të ndryshojë shtoi Ndrec Pjetri dhe une jam këtu sot për të kërkuar votën tuaj pikërisht për të bërë këtë ndryshim dhe ju them se mbështetja juaj më shton më shumë përkushtimin dhe ju premtoj që do luftoj deri në fund për t’i bërë gjërat ashtu si duhet.

Në takim foli edhe Igli Cara deputet i Partisë Demokratike për Durrësin dhe një nga figurat qendrore të kësaj force për qarkun, i cili thkesoi se mbeshtet kandidaturen e Ndrec Pjetrit si një figurë e kompletuar dhe me reputacion . Gjithashtu Igli Cara u bëri thirrje të pranishmëve të votojnë jo vetëm për kandidatin e preferuar por të votojnë edhe për Partinë Demokratike si subjekt politik.

Ndërsa kryetari i Partise Agrare Ambientaliste Agron Duka tregoi se ai vetë nuk do kandidonte më për deputet në legjislaturën e ardhshme duke ja lënë vendin më të rinjve dhe një nga këta të rinj të cilët meritojnë të marrin stafetën është Ndrev Pjetri. Votoni koalicionin Aleanca për Shqiperinë Madhështore përfundoi Duka.

Në fund e mori përsëri fjalën kandidati Ndrec Pjetri i cili shtoi se vetëm duke qenë të gjithë bashkë do të mund të fitojmë. Është vota juaj që do të sjellë ndryshimin, përfundoi Pjetri.
