Durrës. 116 celularë dhe 18 shishe verë kontrabandë, arrestohet 38-vjeçari
Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar 38-vjeçarin Rinaldi Ago, i cili tentoi të fuste në Shqipëri mallra kontrabandë.
Ai u kap me 116 celularë dhe 18 shishe me verë të padeklaruara në kamion. Blutë kanë sekuestruar mallrat dhe kamionin, në cilësinë e provës materiale.
“Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme dhe operacionit “In”, shërbimet e Policisë Kufitare kryen kontrollin e një kamioni që drejtohej nga shtetasi R. A., banues në Devoll, në hyrje të Shqipërisë. Gjatë kontrollit, u gjetën 116 celularë dhe 18 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara dhe pa fatura blerjeje.
Shtetasi R. A. dyshohet se kishte për qëllim t’i fuste mallrat në territorin shqiptar pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin. Pas veprimeve të mëtejshme hetimore, ai u arrestua në flagrancë dhe mallrat, së bashku me kamionin, pasaportën dhe celularin e të arrestuarit, u sekuestruan si prova materiale”, njoftoi policia.