Moti sot 9 maj,vranësira dhe rrebeshe shiu

0
image

Ditën e sotme në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit do të dominohet nga alternime kthjellime dhe dhe vranësirash të shpeshta, të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat Veriore-Verilindore, duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 24°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgë 3 ballë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading