Përplasja me dhinë në Vlorë, flet çiklisti protagonist i Xhiros së Italisë: Polici u mundua t’i mbante por nuk ja doli

0
image

Xhiro e Italisë mbylli dje etapën e tretë dhe të fundit në Shqipëri. Çiklistët garuan në Vlorë ku një episod gazmor, që nuk solli incidente, u regjistrua.

Një dhi i ndërpreu rrugën disa çiklistëve, për t’u përplasur më pas me Dion Smith. 32-vjeçari e menaxhoi si duhet situatën, ndërsa e komentoi pas përfundimit të garës

“Nuk kisha shumë kohë për të menduar. Mund ta shikoja, 10 sekonda përpara, polici që u mundua t’i mbante të gjithë, dhe më pas një ose dy po kalonin.

Nuk e dija në cilën anë do kalonte. Isha me fat që qëndrova pa rënë. Nuk e dija në cilën anë do të shkonte, çdokush tjetër shkoi majtas, ndërsa unë zgjodha djathtas. Në fund shkoi mirë”, u shpreh çiklisti i Zelandës së Re.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading